“Pune te detyruar” per mjeket e rinj!!
Nje vendim anti kushtetues, arbitrar te bllokosh dhenien e diplomave 3-5 vite!
Sic eshte dhe arbirare pagesa prej 450 mije leke te vjetra cdo vit, qe bejne studentet e mjekesise.
Arsimimi publik duhet te jete falas!
Te gjithe jane te lire te zgjedhin vendin e punes.
Te shkojne te specializohen aty ku kane mundesi e desherojne.
Nje mjek mbas studimeve universitare duhet te kryeje specializimin, qofte dhe tre vite per mjek familje.
Ne Shqiperi cdo specializant duhet te paguaje 1,2 milion leke ne vit.
Dhe shumica e tyre punojne pa u paguar.
Kudo paguhen gjate specializimit.
Tashti shtohet edhe heqja e mundesise per tu specializuar a punesuar jashte vendit!
Kjo godet dhe sistemin shendetesor ne terresi, kujdesin per pacientet.
Ndersa mjeket jane nga shtresat me intelektuale te vendit, qe kane nevoje per kualifikime, literature, aktivitet shkencor, trajtim dinjitoz financiar, dinjitet etj.
Mbajtja e tyre, afrimi i te larguara kerkon plotesimin e ketyre konditave, sot njerezit jane te lire te zgjedhin!
Protestat jane te domosdoshme kunder kesaj shkelje te rende te te drejtave kushtetuese, te njeriut, lirive themeltare.