Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë jehonë sot, “Librit të punëve të mira të Partisë Demokratike, një përmbledhje e punuar nga Departamenti Brain Gain dhe i Ekselencës në Partinë Demokratike, përcjellë në rrjetet sociale nga z. Andi Mustafaj.
Ky libër synon t'i përgjigjet “një nevoje thelbësore që ështe krenaria për rrugëtimin e PD-së ndër vite dhe për të luftuar propagandën e Rilindjes. Arritjet më të qenësishme të Shqipërisë moderne janë arritur nga qeverisjet e PD," ka theksuar Mustafaj në mesazhin e tij.