Media më e madhe amerikane interviston Berishën: Sanksionimi im pa prova buron nga ndikimi i Sorosit

Diel, 25 June 2023 20:18
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median më të madhe amerikane ku ai ka folur për sulmin brutal të policisë Shqiptare në kampin e opozitës iranianë në Durrës. 

 

Përveç bastisjes nga ana e policisë shqiptare në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrin Berisha më 2021 nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Berisha në përgjigjen e tij ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar, “se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama”.
 
Ish-kongresmeni Lee Zeldin duke folur për Fox News akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.
Login to post comments