Në artikullin e lartpërmedur janë cituar edhe shumë figura të larta të politikës amerikane. Ish-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, emisari i SHBA-së në Iran, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, antarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.
Prestigjozja amerikane Fox News i ka kushtuar një artikull bastisjes së qeverisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë që rezultoi në përplasje mes forcave të policisë dhe opozitarëve iranianë. Me artikullin e titulluar “A ishte i lidhur sulmi ndaj grupit opozitar iranian me bisedimet e reja të mundshme bërthamore mes Presidentit Biden dhe Tehranit”, Fox Neës për të analizuar më tej çështjen ka intervistuar figura të larta të politikës amerikane dhe ndërkombëtare si ish-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, emisarin e SHBA-së në Iran Robert, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, antarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan. Fox News i ka kushtuar një hapësirë të veçantë intervistës me kreun e Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Berisha ka deklaruar për gjigantin mediatik se ka kërkuar në seancën parlamentare të pak ditëve më parë, dorëheqjen e Ministrit të brendshëm Bledi Çuçi pasi përplasjet në kampin e MEK sollën vdekjen e një personi dhe plagosjen e 100 të tjerëve.
“Nuk kam asnjë dyshim se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian. Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen sepse një person është vrarë dhe janë plagosur mbi 100 persona”
Përpos bastisjes së policisë në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrin Berisha 2021 nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbi dyshimet për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.
Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama.
Ish-kongresmeni Lee Zeldin duke folur për Fox News akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.