Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në Panorama Tv, është shprehur se legalizimi i kanabis në një shtet ku nuk ka kontroll, në një shtet ku gjysma e policisë së shtetit doli qartazi se ishte në bashkëpunim me mafian për të mbjell kanabis është e pamundur të bëhet.
Ai gjithashtu u shpreh se të gjitha studimet sot vërtetojn që duke legalizuar kanabisin nuk ulet krimi dhe ka një sërë studimesh mjekësore, të cilat tregojnë se përdorimi i kanabisit dëmton qelizat e trurit.
Në vend që ne të bëjmë një fushat që të mos pihet apo të mos përdoret kanabis, këtu legalizohet kanabisi.
Në fakt kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk e mohojnë partneritetin e tyre me trafikantët, ndaj dhe i futën në parlament.