Sa absurd aq edhe kriminal është fakti se për kryebashkiaken e Rroskovecit, Majlinda Bufin ka prova për korrupsion, madje deri edhe tentativë për të korruptuar gazetaren e SYRI-t të emisionit “Piranjat” dhe drejtësia e re nuk ka vepruar, madje as nuk ka lëvizur nga vendi përballë provave të publikuara në media.
Shkeljet e Majlinda Bufit:
Shpërdorim detyre, shantazh punonjësve, korruptim i gazetares, tjetërsim i rezultatit të zgjedhjeve etj. Ka dhe një rast rrahje nga vetë drejtori po në atë bashki, të një punonjësi të ujësjellësit që refuzoi të garantojë me formular votat e familjarëve.
Majlinda i ka kryer shkeljet të gjitha me zë e figurë në zyrë të shtetit dhe në detyrë si kryebashkiake.
Vetëm duke parë këtë prova edhe dikush që s’ka njohuri juridike mjaftueshëm e di se Bufi meriton minimalisht 12 vjet burg.
Ndërkohë, për kryebashkiakun e ri të Himarës të zgjedhur në 14 maj, Fredi Belerin, drejtësia nuk ka prova për arrestimin, por sërish pengon procesin e betimit të tij për marrjen e mandatit.
Bile as arrestimi në flagrancë i Belerit nuk është mbi prova, por mbi urdhër politik të Edi Ramës nga studiot televizive.
Gjithashtu ka reagime edhe nga ndërkombëtarët për lejimin e Fredi Bejlerit për t’u betuar dhe drejtësia të avancojë me hetimet, por as kjo nuk e bindi gjykatën.
Në këtë rast, pyetja 1 milion dollarëshe e shqiptarëve është: Pse ndaj Majlinda Bufit drejtësia nuk vepron njëlloj si ndaj Fredi Belerit?
Në një letër nga qelia, Beleri shprehet se pavarësisht se ka kërkuar leje, ajo i është refuzuar. Beleri thekson se pas sulmit nga Edi Rama, sot është penguar të marrë detyrën duke tjetërsuar për momentin rezultatin e zgjedhjeve.