Rasti McGonigal/ Kongresi bën gati ligjin për informatorët e oligarkëve

Tuesday, 27 June 2023 12:57
Rasti i Charles McGonigal, agjentit të lartë të FBI që është nën akuzë se ka ndihmuar një oligark rus për të shmangur sanksionet perëndimore, ka nxitur Kongresin amerikan të hartojë një ligj të posaçëm.

 

Sipas NY Post, projektligji i mbështetur nga të dy palët në Kongres, vendos ndëshkim për çdo person ose kompani që ndihmon oligarkët rusë që të shmangin sanksionet perëndimore.

Ligji i paraqitur nga një grup kongresmenësh demokratë dhe republikanë, do paguajë çdo informator që jep të dhëna të besueshme për shmangien e sanksioneve.
 
Qëllimi është që të stimulohet shkëmbimi i informacioneve për të ndihmuar në kapjen e oligarkëve të rrezikshëm rusë, tha kongresmeni Sheldon Whitehouse.
 
 

 

“Terroristët, diktatorët dhe miqtë e tyre shpesh i shmangen sanksioneve duke punësuar anëtarë të familjes ose ndërmjetës për të fshehur fitimet e fituara në mënyrë të paligjshme në llogari të rreme. Për të rritur zbatimin e sanksioneve, projektligji ynë krijon stimuj financiar për ekspozimin e plaçkës së fshehur te hetuesit ndërkombëtarë,” tha ai.

Zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal u arrestua në fillim të këtij viti. Ai akuzohet se ka marrë pagesa sekrete nga oligarku rus, Oleg Deripaska për të dalë nga lista e sanksioneve amerikane, shkruan gazeta.

Kujtojmë se McGonigal dhe miku i tij, Edi Rama, janë nën hetim në SHBA për një tjetër dosje, e ashtuquajtura dosja shqiptare.

Por në një zhvillim të bujshëm, të dy dosjet janë bashkuar dhe pritet të hetohen dhe gjykohen së bashku.

Login to post comments