Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vetë Vuçiç. Kjo kërkesë ka si qëllim madhor përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publiksht dhe periodikisht edhe Kremlini.
Kështu Rama nuk po bën gjë tjeter veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i radhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.
Së pari, është e vërtetë se Vuçiç ka probleme të forta të brendshme tani. Ai përballet me një valë të fuqishme protestash të opozitës dhe qytetarëve serb, të cilët prej javësh janë ngritur kundër pushtetit autokratik të Vuçiç dhe dështimit të tij, për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendin e tyre. Por krahasimi i Ramës është trillim i pastër sepse Kurti nuk duket të ketë asnjë problem të brendshëm të ngjashëm me ato të Vuçiç. Përveç këtyre, serbomadhi Vuçiç nuk firmos marrëveshjen e Ohrit sepse nuk e lejon Rusia, të cilën Rama kërkon të ulet në sofër nëpërmjet konferencës ndërkombëtare.
Së fundmi, siguroj komunitetin ndërkombëtar se angazhimi i Edi Ramës në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton atë. Kjo sepse Rama është i njohur tashmë si argat i Vuçiçit.
Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qëndron:
-së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe,
-së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për New York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij.