Berisha tha se kjo nuk është praktika e tij e luftës politike, përndryshe Erion Veliaj do kishte ikur pesë herë nga detyra.
Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, ju më thonit na thuaj raste, ja ku është rasti, korrupsion erotik. Autorja e shpjegon në këtë mënyrë.
Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë. Kush po e bën këtë, se jam marrë me analizën. Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit të qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin. Mirëpo, ndodhi që filmi u dha, dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu këtyre. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Ssaliu.Pra, e kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit.
Tani, lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili që vjen tek unë është i autorizuar të bëjë publike bisedat me mua, unë vet jo. Erdhe në zyrë, bisedove, unë nuk bëj publike, se ke ardhur në zyrë. Po deshe, bëji vet, dil e thuaji të gjitha. Nuk merr njeri porosi nga unë që këtë thuaje, këtë mos e thuaj. Unë jam transparent.
Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë më ky që është në detyrë, por të paktën pesë herë do kishte lënë detyrën. Po unë jam Sali Berisha, nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë, e di. Për të mos përmendur të tjerë,” tha Berisha.