POSTIMI I PLOTË
Ata i dhanë një goditje fatale politike argatit të serbomadhit Vuçiç, i cili në shërbim të neveritshëm ndaj patronit te tij, kohë para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës.
Duke shprehur mirënjohjen time dhe të PD, kryeministrave të vendeve mike të rajonit tonë për qëndrimin e tyre objektiv, shtoj këtu se nuk duhet harruar për asnjë çast se Edi Rama i cili është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit për korruptimin e shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un dhe përdorimin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës.
I vetëdijshëm se hetimi i hapur penal, domethenë dera e hapur e burgut për Ramën, ai kërkon gjithashtu që me sulmet e tij ndaj Kosovës të lehtësoj pozicionin e tij për krimin e rënde që ka kryer. Shtoj këtu se është kërkuar që dosja McGonigal-Edi Rama të bashkohet me Dosjen McGonigal-Deripaska të New York-ut, gjë që përbën një përkeqësim të tmerrshëm të gjendjes së Ramës dhe flet për rënien e tij në merimangën ruse.