Presidenti 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton tregoi këtë pasdite historinë emocionuese me një shqiptar të Kosovës, të cilin e ka takuar në SHBA.
Clinton than ë fjalën e tij para Kryeministrisë se shqiptarë që punonte si kamarier i ishte ulur në gjunjë dhe e kishte falenderuar.
Ai i ishte drejtuar me fjalët “falë teje familja ime është gjallë”.
“Kur isha në një restorant në Nju Jork dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerzit që të vijnë këtu që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji”, rrëfeu Bill Clinton.