Presidenti i 42-të i SHBA-ve u kthye sot pas në kohë dhe kujtoi momentin kur ishte vetëm 18 vjeç.
Clinton tha se asokohe Shqipëria i paraqitej në hartë si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës.
Ish-presidenti amerikan deklaroi se gjithmonë e pyeste veten nëse do të vinte ndodnjëherë, por kurrë nu kia kishte marrë mendja se do ta vizitonte Shqipërinë si President.
“Kam parë më shumë se 30 vite të fundit të Shqipërisë, jam mrekulluar. Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftoftë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do shkojë ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si President. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”, theksoi Bill Clinton.