Gjatë fjalimit të tij, ai tha se kishte ardhur në Tiranë së bashku me dhëndrin e tij, burrin e vajzës së vetme të çiftit, Çelsi Klinton.
Pas tyre ishte edhe miliarderi majtist, Aleks Soros.
Ai është fotografuar disa herë në krah të Aleks Soros, madje në lajmin e fundit që publikoi ‘Wall Street Journal’ se Soros i ka lënë pasurinë të birit, shfaqej një foto e Mezhvinskit me Sorosin e ri.
Në disa raste, Aleks Soros shfaqet në prani të çiftit Klinton-Mezhvinski nëpër aktivitete të ndryshme.
Rama foli në fjalën e tij për ideologjinë e Rrugës së Tretë dhe tha se ai po vazhdon në rrugën e Klinton duke fituar tre mandate si rrallë ndonjë i majtë në rajon dhe Europë.
Sigurisht Rama nuk përmendi faktin se po qeveris si një autokrat i korruptuar, që përdor fuqinë lobuese për të shkatërruar demokracinë e brishtë shqiptare.