Tritan Shehu: Kanabisi „mjekesor“ i Qeverise- droge, pastrim parash e krim.

Tuesday, 11 July 2023 11:59

Kanabisi „mjekesor“ i Qeverise- droge, pastrim parash e krim.
Duke zyrtarizuar “Republiken e kanabisit“.
Duke stimuluar prodhimin, trafiqet, konsumin e kanabisit e me tej te drogave te forta!
Nje „skuth“ ligj ky, qe arrin keto objektiva nepermjet neneve te kamufluara, boshlleqeve ligjore, konfuzionit ligjor, qe ai ka e krijon, edhe me Kodin Penal.
Duke fshehur qellimet e tij mbas „sheqerit mjekesor“ e paqartesive.
Kete here do permend tre prej ketyre elementeve.
1-Ne ligj nuk percaktohet thelbi i kanabisit mjekesor, substancat e tij aktive: THC dhe CBD, qe sipas normave te BE duhet te jene 5-8% dhe 7,5-12%.
Asnje parameter i tille nuk vendoset.
Kjo behet, qe nen “petkun” kanabis mjekesor te prodhohet kanabis me substanca aktive shume me te larta, deri te atij rekreativ me THC mbi 20%, qe sot kultivohet edhe ne vendin tone.
Ky ka efektet psikotrope te tilla, sa arrin ato te drogave te forta.
2- Edhe per kanabisin industrial ligji vendos substancen aktive THC deri ne 0,8%.
Kur maksimumi sipas normave te BE eshte 0,3%, pra tre here me shume.
Keshtu dhe produktet e ketij lloj kanabisi, mund te perdoren si “droge”!
3- Propaganda qeverisese po “bertet” se ky ligj do te sjelle te ardhura te medha financiare per vendin!
Nje genjeshter e madhe kjo!
Aq e madhe genjeshtra sa dhe vete autoret per te fshehur te verteten, nuk kane paraqitur asnje studim biznesi, nuk japin asnje shifer, qofte dhe te perafert te pritshmerise finanaciare nga aplikimi i ketij ligji.
Dhe ketu ne nje sens kane te drejte.
Sepse te ardhurat financiare do te jene nga degjenerimi kriminal i ketij aktiviteti, sic ndodhi ne MV.
Kjo vecanerisht edhe mbi rritjen e pastrimit te parave, qe dhe sot ka dimensione te frikeshme.
Sidoqofte parate do te shkojne tek grupet kriminale dhe pushtetaret e lidhur me ata.
Ndersa qytetaret do te kene si “perfitim”:
Mundesine per te «tymosur» e u droguar, per te harruar keshtu realitetin e vendit dhe te tyren, varferine e pushtetin e krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...