Irena Beqiraj: Djegësit dhe firmat në parim të ministrit të Financave

E mërkurë, 12 July 2023 16:57

Deklaratat e ish-zëvendësministres së financave, Irena Beqiraj  në kohën kur dikasteri drejtohej nga një prej ekspertëve të kujdesshëm të financave profesor Shkëlqim Cani, hedhin dritë mbi lidhjen e mistershme që kishte filluar që në 2013 mes Ahmetaj dhe qeverisë shqiptare ku përmes një VKM qeveria i kalonte Arben Ahmetaj çdo vendimarrje për investimet publike.

Ja reagimi i Irena Beqiraj: “Në vitin 2013, meqë Ministër i Financave u vu një burokrat i kujdesshëm si Profesor Shkëlqim Cani, për herë të parë vendimmarrja për investimet publike ose çdo vendim që lidhej me llogarinë e shpenzimeve kapitale iu hoq Ministrit së Financave dhe iu kalua me VKM Ministrit të Ekonomisë, Ahmetajt.
Pra, për herë të parë Ministri i Financave kujdesej për tavanet buxhetore të çdo ministrie, për mbarëvajtjen e buxhetit, por lista e investimeve ku e si do të investohej miratohej nga Ministri i Ekonomisë.
Pra atij iu dhanë të gjitha kompetencat e Ministrit të Financave dhe shërbente si personi autorizues i investimeve publike. Domethënë një “Jo” e tij e hiqte përfundimisht një projekt nga lista e investimeve, sikundër një “PO” e tij e bënte atë pjesë të investimeve të buxhetit të shtetit.

 

Ministri i financave kujdesej të ishte brenda tavaneve buxhetorë afatmesme edhe për risqet në buxhet. Këto kompetenca u kthyen aty ku duhej të ishin, pra tek Ministri i Financave në shkurt të vitit 2016 kur hoqën Profesor Shkëlqim Canin, dhe në krye të ministrisë sollën ministër pehlivanin Ahmetaj! Madje në Ministrinë e Financave në vitin 2016, ngaqë shpenzimet kapitale ose investimet nuk realizoheshin, filluam edhe të këndonim: “Ky ministër merr me vete investimet kudo shkon, kanë tre vjet që s’realizohen, por prapë Beni menaxhon!”

Çfarë vlere ka miratimi në parim kur ministri i Ekonomisë ka pasur këto kompetenca nuk do shumë njohuri juridike për t’u kuptuar. Vetëm ndonjë analist i gjithë ditur mund të ngatërrohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...