Gjithçka ka ndodhur në kuadër të Traktit të Pesë Yjeve, një marrëveshje bashkëpunimi mes SHBA, Britanisë, Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë, tha Berisha.
Në një letër të hapur që i drejtova Sekretarit Blinken në të njëjtën ditë, i shkrova se (i) vendimi i tij bazohej fund e krye në dezinformim dhe lobimin korruptiv të George Soros dhe Edi Ramës, (ii) i kërkova të publikonte çdo fakt ose dokument që qeveria e tij ose ndonjë tjetër në planet ka për korrupsionin tim dhe (iii) e sigurova atë se nëse do të kishte një provë të vetme kundër meje, unë do të tërhiqesha menjëherë nga politika. Më 20 maj 2021 informova publikun se, për të mbrojtur dinjitetin tim, kisha zgjedhur sallën e gjyqit dhe ngrita padi për shpifje kundër Sekretarit Blinken në Paris (Tribunal Judiciaire de Paris).
Më 21 maj 2021, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, deklaroi për një gazetë shqiptare, se vendimi ndaj Berishës bazohet në shkrime të mediave, raportime të OJQ-ve dhe raportime të qeverisë së Edi Ramës. Vihet re se edhe burimet e referuara nga Home Office janë të njëjtat OJQ dhe media të kontrolluara nga Soros, si dhe raporte të papublikuara të kundërshtarëve të mi politikë.
Që prej 19 maj 2021, Departamenti i Shtetit nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument për të vërtetuar akuzat e tij kundër meje, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga kongresmeni Lee Zeldin dhe nga media. Kongresmeni Lee Zeldin i ka deklaruar Sekretarit Blinken gjatë një dëgjese se vendimi juaj vjen nga hiçi, sepse ne kemi hetuar dhe nuk kemi parë asgjë për korrupsion në lidhje me Sali Berishën, dhe se ju jeni ndikuar nga Xhorxh Soros per këtë vendim. Kongresmeni Lee Zeldin i dërgoi tri letra, në periudha të ndryshme, Sekretarit Blinken dhe nuk mori asnjë dokument apo fakt konkret nga Departamenti i Shtetit. Në dhjetëra artikuj, mediat amerikane e kanë lidhur këtë vendim me ndërhyrjen e George Soros dhe lidhjet e ngushta familjare të Soros me Sekretarin Blinken,” tha Berisha.