Smith shkon edhe më tej duke sugjeruar se edhe nëse këtë e bënë gjykata angleze, pasojat për reputacionin e Britanisë do të ishin edhe më të rënda, duke rekomaduar mos tërheqjen nga ky vendim.
Letra e ambasadorit të Mbretësisë së Bashkuar në Shqipëri, arrinë kulmin, në momentin kur e lidh sanksionimin me zhvillimet në Shqipëri, ku shprehet se heqja e non gratës do të ndikonte në favor të berishës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.
Më tej, King-smith, në relacionin dërguar Home office akuzon se Berisha ka sulmuar qeverinë britanike, një qëndrim i pavërtetë, pasi ka qenë kryedemokrati që ka dal në krah të Mbretërisë së Bashkuar, në një kohë që sulmet vinin nga kryeministri Edi Rama.
Më tej, lideri i opozitës, denoncoi faktin që ambasadori britanik, se troket në dyert e qeverisë, për të kërkuar prova pasi dështoi të gjeje fakte për korrupsionin ndaj tij. Duke iu referuar relacionit të publikuar, Berisha e akuzoi Kingsmith se është kthyer në një armë kundër opozitës shqiptare.