Rames i ka ngecur “ora” ne vitet 80-te!
Lexoj sot kryeministrin te ekzaltohet se paska ankoruar ne Durres nje traget me australiane, meksikane e ku ta di une cfare te tjere.
Ne fakt nuk eshte hera e pare qe “brohoret” per te tilla ngjarje, apo te ngjashme te rendomta.
Ky qenka suksesi i madh i kesaj qeverie, mburja e saj!
Kjo me kujton pikerisht vitet 80-te, kur prania e cdo te huaji, qe ralle merte pjese ne ndonje aktivitet diku tek ne, ishte mburja e krenaria e organizatoreve.
Komplekse te thella ato.
Per realitetin e sotem mburja e Kryeministrit me te tilla “evenimente” tingellon si ekuivalente.
Kemi te bejme ketu me vizione kryeministriale te kufizuara, mentalitete te viteve 80-te?
Apo mungese elementesh reale te denje per tu mburur nje kryeminister?
Boshllek arritjesh te verteta....
Qe pastaj Rama kerkon t’i mbushe me asgje, dokra, per te impresionuar qytetaret.
Duke kujtuar se jemi ne realitetet e viteve 80!!!