Një e premte e zezë me 11 viktima, si në një vend pa shtet!

Saturday, 22 July 2023 15:59
Dje ishte një ditë tragjike në ujërat shqiptare dhe jo vetëm në to.
 
Në ujërat e liqenit të Banjës u mbytën Arben Zogu, 46 vjeç me dy djemtë e tij, Rubens Zogun, 19 vjeç dhe Esti Zogun, 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melsi Zogun, 20 vjeç.
 
 
 
Kjo tragjedi e madhe familjare, që ka tronditur thellë shoqërinë tonë ishte plotësisht e parandalueshme, në rast se do të ushtroheshin përgjegjësitë shtetërore për përdorimin e liqenit për qëllime turistike, plazhi dhe noti.
 
Por, shteti, për qytetarët nuk ekziston.


Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe banorëve të Gramshit për këtë tragjedi të rëndë familjare, dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën kriminale për sigurinë në ujërat e vendit, që shprehet kudo dhe në të gjitha fushat, ndërsa dje ka pasur edhe 7 viktima të tjera në ujëra, rrugë, kabina elektrike etj.

Login to post comments