Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.
Me një postim në Facebook, Berisha thotë se, Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë kupola e mafias së plehrave.
‘Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi janë kriminelët e vërtetë të aferës së djegësave.
Kjo bandë, kjo kupolë e mafies së plehrave, nëpërmjet këtij konçesioni, i garantonin miliarda vetes, por edhe pasardhësve të tyre.’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha përkrah videos së publikuar në Facebook.