Shkelje të shumta po vërehen në qendrat e votimit në Rrogozhinë, banorët e së cilës sot votojnë për kryebashkiakun e ri.
Votimi në një QV në Rrogozhinë është ndërprerë për shkak të fotografimit të votës.
Gjithashtu në një tjetër qendër votimi janë shfaqur disa probleme.
Pavarësisht thirrjes për të ndaluar, një grua ka vijuar të votojë bashkë me një të moshuar, familjare të sajën.
Ndërkohë, në po të njëjtën QV, njëri nga votuesit ka futur dy fletë në kuti.