Berisha: Banditi rilindas që rrahu Sara Zoton dhe nënën e saj është i paprekshëm

E mërkurë, 26 July 2023 14:55
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish mbi skandalin e rëndë të denoncuar ditën e djeshme, ku djali i drejtorit të PS-së në Berat ka dhunuar një vajzë dhe nënën e saj.

 

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘banditi rilindas që rrahu vajzën Sara Zoto dhe nënën e saj, është i paprekshëm nga organet e drejtësisë dhe se policia e mbron me deklarata të rreme’.

Sipas denoncimit të vajzës së dhunuar në adresë të kreut të demokratëve, policia ka dhënë një deklaratë të rreme dhe se prokurori e ka mbyllur çështjen pa bërë ballafaqim mes palëve për të parë provat, duke mos filluar asnjë procedurë ndaj të denoncuarit për dhunë, djalit të drejtorit të konvikteve në Berat.

Vajza thekson se i ka shkruajtur edhe kryeminsitrit Edi Rama por ai nuk i është përgjigjur. 
 
 


Postimi i plotë:

Banditi rilindas që rrahu vajzën Sara Zoto dhe nënën e saj, i paprekshëm.

Policia e mbron me deklerata të rreme!

Lexoni denoncimin dhe shikoni dokumentat e vajzës qe u godit brutalisht nga Ngofo.

Përshëndetje zoti Sali Berisha!

Kërkoj ndjesë për shqetësimin, unë jam Sara Zoto, jam vajza që kam publikuar tek JOQ inçizimin që më ka dhunuar djali i drejtorit të konviktit në Berat (Tonas Kostandin Ngofo) partiakët e Partisë Socialiste.

Policia dhe tek JOQ ka dhënë një deklaratë të rreme duke thënë se unë dhe nëna ime kemi bërë kallëzim në datën 03.07.2023, ndërkohë që ne kemi shkuar që në moment dhe kemi bërë kallëzimin në datën 01.07.2023, gjë që është e vërtetuar në deklaratën time dhe në raportin mjekësor. Ka thënë që unë pretendoj se më ka rrahur, ndërkohë që është e faktuar që Tonasi më ka rrahur, si mund të korruptohet kaq shumë policia, prokurori ka mbyllur çështjen me një deklaratë të rreme që ka dhënë Tonasi dhe jo me faktet që unë kam. Prokurori Eni Çulli nuk ka bërë asnjë ballafaqim mes të dyja palëve për të parë provat, por unë kam bërë dy kërkesa për të takuar prokurorin Eni Çulli dhe ai refuzoi që të më takonte. Në këtë mënyrë ai mbylli çështjen. Tonasi vjen dhe më kërcënon çdo ditë, qëndron përpara punës time, përpara shtëpisë time me shumë djem të tjerë, kemi njoftuar policinë për këto dhe policia na thotë: E më se nuk ju bën gjë ai ju.

Më falni si mund të jetë i gjithë ky korrupsion kaq hapur?

Çështjen ia kam dërguar edhe z.Edi Rama në Facebook, Instagram, Whatsapp, në mesazh dhe nuk më kthen përgjigje.

Ju faleminderit!

Login to post comments