Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka “zbrazur” sot arsenalin ndaj ish-kryetarit të PD-së, humbësit serial, Lulzim Bashës.
Sot në një komunikim me gazetarët Bardhi ka nënkuptuar se ndërsa ai bënte betejë me Sali Berishën, Basha ishte i mbyllur në shtëpi nga frika e tij dhe nuk i zinte dot me gojë emrin.
“Kur unë kam bërë betejë me Berishën disa u mbyllën në shtëpi nga frika. Edhe sot e kësaj dite nuk i zënë dot me gojë emrin dhe jo më të bëjnë betejë.” - deklaroi Bardhi.