Zoto dhe Mërtiri në kërkim, Veliaj u paguan 4.1 mln euro për inceneratorin e Tiranës

E Enjte, 27 July 2023 21:50
Ndonëse dy bosët e inceneratorit të Tiranës Klodian Koto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar me masë ‘arrest në burg’ nga GJKKO, pikërisht për përfshirjen në aferën me impiantet e përpunimit të mbetjeve, Bashkia e kryeqytetit vazhdon rregullisht pagesat për koncesionarin në fushën e mbetjeve në Sharrë, Integrated Energy BV SPV.

 

Sipas të dhënave zyrtare që disponon nga drejtoria e thesarit në ministrinë e financave, vetëm për vitin 2023 kur Zoto dhe Mërtiri ishin shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, bashkia e kryeqytetit ka paguar për inceneratorin e Tiranës 12 fatura, me një vlerë totale prej rreth 410 milionë lekësh ose rreth 4,1 milion euro.

Për muajin shkurt ka 3 fatura, për marsin 5 fatura, për majin 2 fatura dhe po kaq për muajin shkurt. Faturat kanë përshkrimin ku thuhet se pagesat kryhen për vazhdimin e kontratës koncesionare dhe depozitimin e mbetjeve, ndërsa përmenden dhe situacionet e punimeve çdo muaj.
 
 
 
Sipas shifrave zyrtare në total që nga viti 2018 e deri më tani për inceneratorin e Tiranës janë paguar 239 fatura nga institucionet shtetërore të përfshira në marrëveshje, me një vlerë totale prej rreth 6,5 miliardë lekësh ose rreth 65 milion euro me kursin e sotëm zyrtar. 
Login to post comments