Berisha: Fijet e operacionit të çojnë te Rama dhe Balla, urdhër-arrestet u shitën deri në 5 mln euro

Premte, 28 July 2023 21:21
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se fijet e operacionit të SPAK për prangosjen e kriminelëve e biznesmenëve të lidhur me titullarë shtetërorë, të çojnë tek Edi Rama dhe Taulant Balla. Sipas Berishës, Pëllumb Gjoka njihet botërisht si miku i Edi Ramës, të cilin e shpalli investitor strategjik, ndërsa u shpëtua nga burgu edhe pse kishte kryer vrasje. Ndërkohë Berisha solli në vëmendje dhe lidhjet e Oltion Bistrit me krimin në Itali si dhe me Ëngjëll Agaçin. Lideri i opozitës hodhi akuza se urdhër-arrestet u shitën nga 3 deri në 5 milionë euro.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi të dështuar megaoperacionin e Policisë së Shtetit ku u arrestuan , ish shef i Operacionales, Oltion Bistri, prokurori Xhevdet Lita e biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe te tjere eksponentë të krimit te organizuar.  Sipas Berishës 11 kriminele u arratisën dhe të gjitha fijet e këtij operacioni të cojnë te Rama dhe Balla.
 
Lideri demokrat  akuzoi policinë se kanë dekonsipuar operacionin e SPAKUT,  ndërsa denoncoi se urdhërarrestet u shitën 3 dri në 5 mln euro.
 
Në konferencën e përjavashme për shtyp Berisha publikoi edhe denoncimet për Oltian Bistrin i cili sipas tij kërkohej në Maqedoni për trafik droge. Ndërsa për Pëllumb Gjiokën berihsa dekalroi se  është investitori strategjik i Ramës që  nuk bëri asnjë ditë burg për vrasje, pasi e shpëtoi gjyqtari Hallunaj.


Berisha u ndal edhe tek përfshirja  Damian Gjiknurit në aferën e djegsave, ku publikoi dokumentat që faktojnë implikimin e tij njëlloj si Arben Ahmetajt, ndërsa i drejtoi edhe një mesazh publik ish ministrit të Energjitikës.

Modifikuar më Premte, 28 July 2023 21:24
Login to post comments