Reagimi i tij erdhi pas arrestimit të Oltion Bistrit, që mbante postin e lartë të drejtuesit të Forcave Operacionale deri vonë.
Por kreu i PD denoncoi sërish edhe Neritan Nallbatin, që mban aktualisht postin e drejtorit të Policisë Kriminale.
“Flitet se Neritan Nallbati, i cili është krahu i ’Hakmarrjes për drejtësi’ i ka paguar për pozicionin e tij, 7 mln euro Çuçit të familjes.
Njeriu, në territorin e të cilit u instalua uzina më e madhe e kokainës në Ballkan, në Xibrakë, ku ishte direkt i implikuar Olsi Rama, njeriu që përcolli me makinën e tij Gentian Xhixhën dhe unë kam këtu, të gjitha udhëtimet që ka bërë me makinën e drogës Olsi Rama, ky në vend që të nxirret jashtë policie dhe të penalizohej, u vu drejtor i Policisë në Durrës dhe tani është drejtori më i rëndësishëm i Policisë në Shqipëri,” tha Berisha.