Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë më datën 1 gusht.
Mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:30 në selinë blu dhe do të bëhet një analizë e procesit zgjedhor të 14 majit.
Lajmërimi u dha nga Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm.
Një ditë më parë, kreu demokrat, Sali Berisha, duke denoncuar skandalet e shumta të qeverisjes, tha se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri. Krim, krim dhe vetëm krim. Të jeni të sigurt ju se në ato 100 mijë faqe që ka zbarkuar dhe që do të vijnë, është autopsia e një kalbësie kriminale që nuk ekziston kund në Europë. Kam një të dhënë këtu. Ajo qendër që transkripton këto ka një territor prej 20 vendesh që kontrollin. Për fatin tonë më të keq, gjuha shqipe del e dyta, pas anglishtes. Gjuha shqipe është e dyta e përdorur. Vetëm në kryeministri ndizen gjithë ato llamba të kuqe, se i kanë me GPS,” tha Berisha.