Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Meta: Kryevepër kriminale, me paratë e tyre janë blerë dy palë zgjedhje

Tuesday, 01 August 2023 16:51
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se lajmi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës është i vonuar, por pozitiv.

 

Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se inceneratori është kryevepra kriminale e kësaj qeverie, e cila është toleruar.

Sipas tij me paratë e inceneratorëve janë blerë dy palë zgjedhje.
 
 
 
“Sic kanë treguar provat dhe faktet e paraqitura nga ana jonë kjo është kryevepra kriminale që ka ndodhur në vendin tonë dhe që është toleruar për një kohë të gjatë. Këtë lajm të fundit e vlerësojmë te vonuar, por është një lajm pozitiv. Faktet janë atje prej vitesh, veprat janë aty. Por ajo që dua të theksoj është që të tre çështjet Elbasani, Tirana dhe Fieri janë një çështje. Praktikisht kemi të bëjmë me një aferë të ideuar nga një grup i strukturuar kriminal. Është afera më e madhe kriminale që është konkretizuar brenda pak orësh me 17 vendime qeveria. Shumë ministra kanë refuzuar, kanë qenë kundër dhe kanë paralajmëruar për shkelje të ligjit. Kështu që kjo është kryevepra kriminale. Dihet që inceneratorëet janë ndërmarrje e rilindjes me të cilën janë blerë dy palë zgjedhje dhe paratë përdoren për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
 

Personi që ka garantuar miratimin e 17 vendimeve dhe pagesat e paligjshme të mbetet i paprekur dhe të paraqitet si shpëtimtar që nuk dinte asgjë”, tha Meta.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË TË LIRISË, ZOTIT ILIR META
 

1. Prej kohësh zëri legjitim i shoqatave të biznesit prodhues edhe eksportues ka rënë vesh të shurdhët të Qeverisë dhe të gjithë institucioneve përgjegjëse, përfshirë dhe Kuvendin.

2. Shqetësimi i drejtë i tyre për zhvlerësimin spekulativ dhe të qëllimshëm të Euros është një këmbanë alarmi për ekonominë tonë dhe për zhvillimin e vendit.

3. Viktimat e këtij spekulimi janë shumica e qytetarëve dhe e bizneseve të ndershme shqiptare duke pasur parasysh nivelin e lartë “euroizimit” të ekonomisë shqiptare. 

4. Qindra mijëra qytetarë po vuajnë rënien e fuqisë blerëse me rreth 15% për 1 vit. Gjithashtu edhe kursimet e mijëra familjeve - shumica e të cilëve i kanë në valutën Euro - u janë zhvlerësuar pasuria e tyre me rreth 15%.

5. Prodhuesve dhe eksportuesve shqiptarë jo vetëm që u janë zeruar fitimet por po humbasin tregjet ndërkombëtare dhe po u falimentojnë bizneset e tyre. Për rrjedhojë me dhjetëra mijëra punonjës kanë humbur dhe pritet të humbasin vendin e punës.

6. Ajo çfarë është e patolerueshme deri në kufijtë e kriminales është cinizmi i Qeverisë për ta paraqitur këtë çështje si axhustim i tregut të punës apo duke bërë thirrje për të përmirësuar konkurrencën.

7. “Taksës” shtesë të zhvlerësimit të Euros i shtohet edhe kostot e rritura me të pakten 30% të krahut të punës. Në këto kushte falimentimi i bizneseve është i pashmangshëm.

Mbiçmimi i lekut po sjell pasoja negative në të gjithë ekonominë. Mbiçmimi i lekut ka ulur vëllimin e eksporteve, ka përkeqësuar bilancin e pagesave dhe do të ketë pasoja negative në rritjen ekonomike. 

Gjithashtu mbiçmimi i lekut ka goditur familjet përfituese të remitancave, kreditorët individë, si dhe bizneset, eksportuesit, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera, kontratat e të cilave janë në monedhën Euro.  

Vështirësitë e jashtëzakonshme që po kalon industria fason, si dhe ajo eksportuese në përgjithësi është një goditje në prodhimet “Made in Albania”, me efekte negative në familimentimin e këtyre aktiviteteve dhe rritjen e numrit të të papunëve. 

Qeveria për fat të keq nuk rezulton të merret aspak me ndikimin negativ në ekonomi të mbiçmimit të lekut dhe falimentimin e kompanive eksportuese. 

Ekonomia jonë vazhdon të jetë atraktive për koston e ulët të krahut të punës. Dhe kjo do të vazhdojë për disa kohë pasi edhe strukturimi i ekonomisë do të marrë kohë.
Duhet t’i jepet fund menjëherë indiferencës dhe papërgjegjshmërisë. 

Qeveria duhet të marrë masa për të mbështetur dhe kompensuar në një masë të arsyeshme, si politikë e menjëhershme për humbjet që kanë aktiviteti i industrisë fason dhe eksportuesve për humbjet për shkak të mbiçmimit artificial dhe të qëllimshëm të lekut. 

Qeveria duhet të mos miratojë politika diferencuese fiskale, që do të thotë të lehtësojë fiskalisht industrinë fason, si dhe esportuesit si ka vendosur për të lehtësuar aktivitetin e investimeve automative.  

Qeveria duhet në mënyrë të veçantë të marrë masa të menjëhershme për të forcuar luftën ndaj pastrimit të parave, të kriminalitetit dhe të informalitetit, që është arsyeja kryesore dhe vendimtare pse kemi këtë mbiçmim të lekut. 

Qeveria duhet të dëgjojë kërkesën e shoqatës së eksportuesve për krijimin e një grupi pune, për të arritur në një zgjidhje të shpejtë dhe afatgjatë, me qëllim ruajtjen e aktivitetit të këtyre bizneseve. 

Banka e Shqipërisë të vlerësojë mundësinë e ndërhyrjes në treg me qëllim të ndalimit të mbiçmimit të mëtejshëm të lekut.
 
Banka e Shqipërisë të balancojë politikën monetare ndërmjet asaj shtrënguese për të arritur në objektivin e inflacionit, si dhe asaj lehtësuese për të mbajtur ose uljur normat e interesit si një masë shtesë për të ndaluar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...