Inceneratori i Tiranës/ Berisha: Veliaj hajduti i parë! Ja si u shkel 3 herë ligji për të vjedhur qytetarët!

Tuesday, 01 August 2023 16:55
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe njëherë tjetër te inceneratori i Tiranës, ku sipas tij hajduti i parë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj.

 

Në një denoncim nga selia blu, Berisha renditi të gjitha shkeljet ligjore të iniciuara nga Veliaj dhe të miratuara nga kryeministri Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, në kundërshtim me ligjin edhe pse ishin në dijeni se kompania e cila përfitoi bonusin për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte, pasi ishin njoftuar me shkrim nga ministrja Ermonela Felaj.

‘Si u shkel tre herë ligji për të vjedhur qytetarët!’, shkruan Berisha në Facebook.
 
 
 
BerishaErion Veliaj si kryetar bashkie ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion privat për 30 vite në vend të vazhdimit të praktikës së mëpashme për trajtimin e të plehrave, por sipas ligjit dhe kushtetutës, hajduti i parë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht është Erion Veliaj mbasi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, as njeri, asnjë firmë, as edhe kryeministrit nuk mund ti impononte heqjen dorë nga praktika depozitim seleksionim dhe riciklim të mbetjeve dhe zëvendësimin e kësaj praktike me ndërtimin me koncesion të djegësit të Tiranës, apo të ‘djegësit Veliaj’.
 

Erion Veliaj me firmën e tij në kundërshtim me ligjin, më datë 27 mars 2017 garanton Arben Ahmetaj se Bashkia Tiranë do të përballojë vetë shumën 91 milionë euro për koncesionin e Tiranës që kushtonte 128 milionë euro. Mirëpo ligji e përcakton qartë se çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë vendimi merret vetëm e vetëm nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga kryetari i bashkisë.

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur vetëm 7 muaj më vonë nga dita e firmës falso të hajdut Velisë. Klani i plehrave Rama-Agaçi-Veliaj firmosën dhënien e bonusit të kësaj kompanie ndonëse e dinin se kompania ‘Integrated Energy BV SHPK’ nuk ekzistonte sepse për këtë ata ishin njoftuar me shkrim nga ministrja Felaj e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania në fjalë nuk ekzistonte.

Por pavarësisht nga këto, në kod ligjor dhe moral Erion Veliaj është është hajduti i parë i djegësit të Tiranës, drejtësia mund të vonojë por kurrë nuk do ta harrojë atë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...