Sako falimenton ujësjellësin/ Meta: SPAK ta vendosë përpara ligjit

E mërkurë, 02 August 2023 14:09
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas raportimit së kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka çuar në falimentim ujësjellsin e këtij qyteti.

 

POSTIMI I PLOTE

Falimentimi i Ujësjellësit të Durrësit, pas "fitores" së 14 Majit, është dëshmia më e gjallë e qeverisjes korruptive dhe ndërmarrjeve elektorale të "Rilindjes", si në nivel qendror edhe në nivel lokal.
 
 
 
Tashmë nuk kemi vetëm bashki të falimentuara, por edhe ndërmarrje publike të falimentuara.
 

"Rilindja" si në çdo sektor tjetër po falimenton edhe këtë sektor jetik për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë.

Pra nuk kemi vetëm mega-skandalin e inceneratorëve, por edhe skandalet e ujësjellësave që kanë gllabëruar miliona Euro nga taksapaguesit shqiptarë dhe donatorët e huaj.

Rasti i UKD është flagrant duke pasur parasysh që është marrë kredi edhe nga Banka Botërore, në një kohë që ndërmarrja që ka qenë më e financuara deri tani është në falimentim. Në këtë gjendje janë edhe shumë ujësjellës të tjerë, që nëse nuk kanë falimentuar janë në prag falimenti.

Prandaj mega-skandali i falimentimit të UKD është fytyra e një qeverisjeje të kalbur dhe të korruptuar që po falimenton ekonominë dhe Shqipërinë.

Shqiptarët po grabiten për rrugë të “florinjta” që nuk po i shkelin, për mbeturinat dhe “inceneratorë” fantazëm që nuk ekzistojnë, për ujin e pijshëm që e paguajnë disa fish më shumë por që nuk pihet.

SPAK duhet urgjentisht të vendosë para ligjit të gjithë përgjegjësit e këtij skandali dhe dështimi spektakolar me pronën publike, ndërsa Këshilli i ri i Bashkisë Durrës duhet të bëjë transparencë dhe të kërkojë urgjentisht llogari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...