Strategjikët e Ramës, nga Gaz-tori tek oligarku rus e “porositësi” i vrasjeve

Saturday, 12 August 2023 21:46

 

Por, kur sheh se disa personazhe të tjerë, duke nisur nga gaztorë e deri tek oligarkë rusë e persona që dyshohet se kanë porositur vrasje në kuadër të grupeve kriminale, kuptohet qartësisht se ligji për “investimet strategjike” nuk ishte thjesht klientelist.

Ai ishte dhe vijon të jetë një ligj, që u ka hapur dyer e dritare çdo kujt që i buzëqesh Edi Ramës dhe ka me vete valixhe me miliona, të cilat mund t’i përdor lehtësisht në këtë vendin tonë që thotë se synon Bashkimin Europian, por shikimin e ka nga Lindja ku bëhen “para të lehta”.

 

“Gaz-tori” strategjik

 
 
Në 2 nëntor 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi statusin e “investitorit strategjik” për projektin “Dhërmi Resort”. Projekti parashikon ndërtimin e një resorti në zonën e bashkisë së Himarës, në një sipërfaqe truall 133.000 m2 dhe vlerë investimi 13.782.000 euro.
Në foto: Kompania “Ecotech” e Gaz Pajës është shpallur investitor strategjik

Subjekti aplikues është bashkimi i kompanive “Startek” dhe “Ecotech Energy Services”. Shoqëria “Ecotech” është në pronësi të gaztorit të emisionit “Portokalli”, Gazmend Paja. Aktori njihet për afërsinë e tij me kryeministrin Edi Rama, por sidomos me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në foto: Erion Veliaj dhe Gazmend Paja

Paja është pjesëmarrës aktiv në shfaqjet propagandistike të Veliaj dhe shpesh e konsideron si “njeriu i punës”.

“Oligarku rus”

Në 19 Prill 2018, Komiteti i drejtuar nga Edi Rama i jep statusin e “investitorit strategjik” projektit “Ngritja e plantacionit me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë”.

Në foto: Vendimi për “investitor strategjik” për projektin në Karavasta

Projekti synon realizimin e plantacionit me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në një sipërfaqe prej përafërsisht 800 ha, në fshatin Karavasta dhe vlera e investimit parashikohet në shumën 6.627.000 euro

Investitorët strategjikë për këtë projekt janë “Agro Iliria Group” dhe “Trema Engineering 2”. Shoqëria “Trema Engineering 2”, në kohën e marrjes së statusit të investitorit strategjik, kishte pronar fundor biznesmenin rus, Oleg Deripaska.

Në foto: Oleg Deripaska (djathtas) ka qenë një nga “oligarkët” kryesorë pranë Vladimir Putin

Ai është i njohur për lidhjet e tij të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe është shpallur “non grata” nga Departameti Amerikan i Thesarit dhe nga Britania e Made.

“Xhaçka-family”

Në 15 Korrik të vitit 2021, Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i jep statusin special projektit “Dreamades Luxury Suites”.

Në foto: Vendimi për projektin strategjik “Dreamades Luxury Suites”

Projekti synon ndërtimin e një kompleksi turistik hoteleri dhe rezidencial me 5 yjë në zonën e Gjilekës, në Himarë.

Investimi parashikohet në vlerë 5.556.192 euro. Subjekti aplikues është kompania “AG.TCC” shpk., në pronësi të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Në foto: Pamje nga ceremonia e martesës mes Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi (në vitin 2016)

Për këtë investim, Këshilli i Ministrave, po nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi të drejtën e shfrytëzimit të bregut para resortit, për llogari të kompanisë “AG.TCC Hotel Management”, në pronësi të kunatës së Olta Xhaçkës, shtetases amerikane Taëni Lin Grzych-Sutton.

“Porositësi i vrasjeve”

Në 15 Korrik të vitit 2021, Edi Rama nënshkroi vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik projektit “Silver Sand Resort”. Projekti parashikon realizimin një kompleksi turistik në Shkodër me sipërfaqe totale prej 113.500 m2, pronë private, ku strukturat do të zënë një sipërfaqe afërsisht 14.496 m2 në Velipojë.

Në foto: Vendimi për investimin strategjik “Silver Sand Resort”

Vlera e investimit parashikohet në shumën 52 milionë euro.

Subjekti aplikues i këtij projekti strategjik është “Imperial Group”, një kompani që zotërohet nga Pëllumb Gjoka dhe familjarët e tij të afërt. Biznesmeni Gjoka u arrestua së fundmi nga një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i dyshuar se ka urdhëruar vrasjen e më së paku një personi, me të cilin kishte pasur konflikt disa vite më parë.

Në foto: Biznesmeni i arrestuar nga SPAK, Pëllumb Gjoka

Sipas të dhënave sporadike të dala nga dosja hetimore, ka dyshime se Pellumb Gjoka ka qenë i gatshëm të paguajë deri në 100 mijë euro për vrasjen e “hasmit” të tij. Megjithatë, hetimi është në fazën fillestare dhe pritet për t’u parë nëse faktet e përcjella nga SPAK-u në gjykatë do të jenë të mjaftueshme për ta cilësuar fajtor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...