Oazi Surrelian dhe kullat e kancerit në Tiranë

Saturday, 12 August 2023 21:51


Zona urbane e Tiranës është kthyer në një qejf-qenef për majën e politikës në pushtet që si “arkitektë” ka dyshen Rama-Veliaj. Lejet e ndërtimit për pallate dhe kulla shumëkatëshe jepen pa hesap, pa një plan të mirëfilltë urbanistik. Kjo ka shtuar lukuninë e ndërtimeve, por çuditërisht asnjë prej politikanëve me pushtet të madh e bosëve të ndërtimit nuk jeton në qytetin që përçudnon. Vetë Rama gjumin e bën në Surrel, në banesën e tij që mbart beton e mermer, por pa kate tjera shtesë mbi krye, pa ia zënë diellin kullë apo pallat, pa ia prishuar kush oborrin e stolisur. Ca më “modest” hiqet kryebashkiaku që gjithsesi ka vendosur të jetojë në kryeqytet, por në periferinë e saj, ku gjen hapësirë dhe oaz të mirë në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Po oligarkët e ndërtimit që qendrën e Tiranës apo zonën brenda unazës e kanë mbytur në beton, ku i zë gjumi? Të gjithë në periferi në vilat luksoze që kanë të llogaritura si metrat katrorë pa hesap të ndërtimit, ashtu edhe gjelbërimit, sigurisë dhe ajrit të pastër.

Sa si shumë çudi që halli i Ramës qenka zhvillimi me kulla për qytetarët që objekte të tilla vetëm i shohin se as nuk i prekin dot e jo më të blejnë aty. Ky sorollp i pushtetshëm në botën e majës politike dhe oligarkisë së ndërtimit, ha, pi dhe frymon qetë në periferi, ndërsa jashtëqitjen e përzier me erën e rëndë të korrupsionit e zbrazin në zonën urbane të Tiranës. Aty në kullë, pallat dhe shkatërrim të çdo hapësire të mbetur gjelbërimi. E bënë “kullën mullar”…, me “baltën” që po I hedhin atij që mendon për zhvillim…!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...