Njeriu që u përdor nga dyshja Rama - Veliaj, ditët e fundit, për kullat po klith i dëshpëruar.
Ka mbetur vetëm me një grusht servilësh që i numërohen me gishtat e dorës. Pa deputetët, pa anëtarë partie, pa struktura, pa asgjë.
Njeriut që i bëjnë PR (komunikimin publik) mediat e pushtetit, të kontrolluara nga Rama dhe Veliaj, sulmon Sali Berishën, që i dha dinjitet e pushtet, e që nuk diti të administrojë as njërën, as tjetrën.
Luli, është i dëshpëruar, i vetmuar, i përdorur e shtrydhur.
E në këtë vapë gushti, i bën thirrje SPAK-ut të hetojë Berishën.
Por që, vetëm pak muaj më parë, u tërhoq me bisht ndërshalë nga gjyqi ndaj Veliajt për vilat që fitoi në këmbim të pazareve të shitjes së kauzave opozitare.