Balliu: Rama ka paguar 560 milion euro për koncesionet korruptive

Diel, 20 August 2023 11:25
Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu ka reaguar në lidhej me hetimin për koncesionin e sterilizimit.
 
Balliu shkruan se, janë 560 milion euro që Edi Rama ka dhënë në vitet e fundit për koncesionet.
 
 
 
‘Rama ka paguar 560 milion euro në vitet e fundit nga parate e taksapaguesve, për koncesionet korruptive.
 
46% e kësaj shume është e vjedhur dhe aktualisht nën hetim.

Kjo shifër përfaqëson vetëm  disa nga koncesionet që ka dhënë Rama.

Në këtë situatë Rama gjen kohën të flas për një paket masash për plehrat në rrugë.

Shqiptarët në fakt problem kanë plehrat në qeveri që i varfërojnë me këto koncesione kriminale’, shkruan Klevis Balliu në Facebook.

Login to post comments