Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi skandalin e sterilizimit, që u anashkalua nga hetimet e SPAK, por që u konstatua nga Gjykata e Posaçme.
Bëhet fjalë pikërisht për qendrën moderne të sterilizimit në ‘QSUT’.
“Beqja hodhi poshtë kërkesën e spitalit “Nënë Tereza” për vënien në përdorim të aparaturës ultra moderne të sterilizimit, të vendosur në katin e parë të spitalit të ri.
Ai refuzoi sepse këtë aparaturë të blerë me 1.7 milionë euro, dhe katin e parë të spitalit të ri, të desitinuar për funksionimin e saj, ja dhuroi falas sipërmarrjes private Beqja-Rrapaj!
Pasuria publike u shndërrua në pasuri private të tij dhe Rrapajt! Krim,” shkruan Berisha.
Ai postoi edhe një video që tregon historinë e këtij skandali korruptiv.