A dëshiron George Soros që amerikanët të vdesin?
Është e vështirë të gjesh një arsye tjetër se pse Fondacioni i Shoqërisë së Hapur po financon grupin e ekspertëve që nxit një nismë ligjore të çmendur në Aktin e Reformimit të Politikës së Drogës.
Këtë sulm të fundit mbi shoqërinë amerikane po e nxit Aleanca e Politikave të drogës, marrësi i miliona dollarëve nga Shoqëria e Hapur.
Aleanca ka luajtur rol kryesor në hartimin e projektligjit, që gëzon bashkësponsporizimin e ligjvënëse amerikanë Cori Bush, Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib. Projektligji është rifutur në Dhomën e Përfaqësuesve.
E gjitha kjo vjen në kohën kur kriza e mbidozës në SHBA ka arritur përmasa epike.
Mbidozat vranë më shumë se 106 mijë amerikanë në vitin 2021, edhe pse Aleanca e Politikave të Drogës po kërkonte dekriminalizimin në nivel federal.
Numri vjetor me siguri është rritur më shumë që atëherë, me vërshimin e pafund të fentanilit në kufirin tonë jugor dhe me shfaqjen e drogave vrasëse si tranq.
(Për këtë duhet të falenderojmë Sorosin gjithashtu, pasi paratë e tij po financojnë betejat që synojnë të mbajnë kufijtë tanë të hapur).
Në të gjithë vendin, qytetet po lëngojnë dhe po pendohen për eksperimentet e tyre të dështuara me dekriminalizimin.
Shikoni Oregonin, ku progresistët kaluan dekriminalizimin në vitin 2020- vetëm për të parë krimin dhe të pastrehët në rritje, duke e kthyer shtetin në lider kombëtar për abuzimin me opiodët dhe metamfetaminën.
Tani shumë progresistë në Oregon duan që kjo masë të rrëzohet.
Ose në San Françisko, i cili lehtësoi ndjekjen penale për drogën deri pothuajse në dekriminalizim de facto, duke krijuar një katastrofë të ngjashme humanitare- çka nxiti një përpjekje të vonuar dhe deri tani joefektive për të luftuar këtë gjendje.
Edhe Portugalia, një pioniere globale e kësaj strategjie monstruoze, tani po mendon sërish nismën pasi varësia nga droga ka shkuar në qielli dhe krimi është rritur.
Kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar: kokaina, heroina dhe mbi të gjitha opioidet sintetike vrasin.
Politikat që heqin pasojat kuptimplota për zotërimin dhe përdorimin e tyre, thjesht u mundësojnë trafikantëve dhe të varurve vetëshkatërrues që ta shtojnë masakrën.
Aktivistë si Soros dhe batakçinjtë e fondacionit të tij, që mbështesin politika të tilla, kanë gjak në duart e tyre.