Kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë Edi Ramën për shkak të shkeljes nga ai i të drejtave kushtetuese, të drejtave që garanton Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut dhe kodi zgjedhor, e ligjet të tjera të vendit të qytetarëve shqiptar në farsën elektorale më 14 maj në terësi dhe rastin Beleri në veçanti. Por ai ftesën për Shqipërinë ia ka dërguar në përputhje edhe me protokollin europian të këtyre samiteve Presidentit të Republikës. Mirëpo në një akt të pamenduar në vlerësimin tim, Presidenti i Republikës de facto ka refuzuar ftesën duke menduar se me refuzimin e tij do t’i imponojë kryeministrit Micotaqis të ftojë Edi Ramën.
Me këtë akt z.Begaj midis interesave europiane të shqiptarëve dhe interesave mafioze personale antieuropiane të Edi Ramës, zgjodhi Edi Ramën. Ai mori përsipër të bojkotojë samitin dhe refuzoi ftesën.
Reagimi i presidentit është i pamenduar dhe nuk përfaqeson mendimin dhe interesat europiane tënqytetarëve dhe forcave politike të vendit as dhe detyrimet për një fqinjësi të mirë, por strikt mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të këtij të fundit.
Presidenti i Republikës në vend të nderhyrjes për zgjidhjen e problemit Beleri, të stisur nga Edi Rama nga alfa tek omega dhe në shkelje të ligjeve të vendit, zbaton urdhërat e Ramës.
Ai e din shumë mirë se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar zgjedhore në historinë e pluralizmit politik dhe qëndrimi i shëmtuar i Edi Ramës ndaj Fredi Belerit është personal antikushtetues dhe në shkelje të ligjeve të vendit dhe vlerave të një shoqërie të lirë.
Beleri u arrestua me një kurth të llojit të Sigurimit të Shtetit të kurdisur, me porosi të Ramës nga Ardi Veliu pa asnjë provë, por vetëm me urdhër politik. Ai qëndron në burg me urdhër politik dhe në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar mbasi nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pra nuk plotëson asnjë kusht ligjor për mbajtjen e tij në parburgim.
Presidenti e din mirë se Beleri, kandidat i opozitës, fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, mbahet në burg në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet e vendit në bazë të të cilave atij i takon mandati që ia kanë dhënë qytetarët dhe që Edi Rama kërkon t’ia marrë me çdo kusht.
Në ligjet e vendit nuk ka asnjë nen që e pengon Fredi Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himare me votën e qytetarëve dhe për këtë ekziston edhe precedenti i disa viteve më parë.
Pretendimi i Edi Ramës se në rastin e Belerit ai po respekton vendimet e gjykatave të tre shkallëve të sadushit dhe sadushes është thjesht një gjethe fiku dhe diskreditim i sistemit gjyqësor të kontrolluar prej tij. Gjykatat nuk mund të shkruajnë ligjet e vendit, por duhet t’i zbatojne ato me paanësi.
Duke përfunduar, denoncoj publikisht të gjitha këto qëndrime që kanë në bazë interesat mafioze të Edi Ramës dhe klaneve të tij të drogës për trojet dhe tokat e Himarës dhe vijnë në kundërshtim të hapur me interesat demokratike dhe europiane të shqiptarëve, kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës.