Pasi fali Beqajn, SPAK bëhet qesharak: E gjetëm origjinalin, por jo te ministria

Hënë, 21 August 2023 16:56
Pasi falën ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nga SPAK u raportua se nuk kanë gjetur kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit.

 

Historia bëri shumë bujë në media dhe në politikë.

Ndërkohë, vetëm pak pasi kreu i opozitës, Sali Berisha deklaroi se SPAK po operon me kontrata të falsifikuara, vjen një reagim qesharak.
 
 
 
SPAK-u bën me dije se e ka gjetur kontratën origjinale të koncesionit.
 

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar sot se disponon kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit. Në një sqarim për News24, dy ditë pas publikimit të lajmit se kontrata origjinale nuk ekziston, SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera

Login to post comments