Kathimerini: Rama po mbrohet nga Athina me ‘dhurata’ për Blerin e Melonin

Hënë, 21 August 2023 17:04
Gazeta e njohur greke, Kathimerini, shkruan sot se kryeministri Edi Rama po mundohet ta eklipsojë çështjen e Fredi Belerit me ‘dhurata’ për Toni Blerin dhe Xhorxhia Melonin.

 

Sipas gazetës, Rama beson se aleatët perëndimore do e mbrojnë atë nga kërcënimi i Athinës për të ngrirë fondet evropiane për Shqipërinë.

Gazeta thekson se tubimi i Himarës në mbrojtje të Belerit kaloi pa u vënë re për shkak se teksa po zhvillohej protesta, në Shqipëri mbërritën si mysafirë të Edi Ramës, ish-kryeministri britanik, Toni Bler dhe kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni.
 
“Rama, një mjeshtër i marrëdhënieve me publikun, u dha shumë publicitet vizitave, të cilat lanë në hije çështjen e Himarës. Si një mikpritës i mirë, ai madje i dha Blerit një helikopter për të shëtitur në bregdet, kurse Meloni dhe familja e saj, që qëndruan në Vlorë, u shpallën si ‘mysafirët’ e tij.
 
A ishin këto udhëtime një shëtitje e lirë në bregdetin shqiptar? Zyrtarisht po, por në shtypin shqiptar u raportua se Rama ka punësuar zyrën e avokatisë së gruas së Bler, Sherit, për të trajtuar çështjen e përcaktimit të zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë me Greqinë, kur të arrijë në gjykatën e Hagës. Firmë dyshohet se i është paguar një shumë prej 3 milionë eurosh.


Në të njëjtën kohë, Meloni thuhet se po kërkon të sigurojë një marrëveshje për të sjellë ujë të pijshëm nga rajoni minoritar i Finiqit në jug të Italisë dhe gjithashtu për të ndërtuar një central bërthamor në Shqipëri,”
 shkruan gazeta.

Login to post comments