Njoftimi i SPAK, sipas të cilit "është gjetur origjinali i kontratës së koncensionit, por jo në ministrinë e Shëndetësisë", është edhe më i rëndë. Më i rëndë jo për SPAK, po për ngjarjen. Është konfirmim që nuk ka një kontratë ligjore të vlefshme në fuqi.
SPAK, në këto kushte duhet menjëherë të urdhërojë ndalimin e pagesave nga Thesari, i cili nuk dihet se me ç'akt ka bërë pagesat dhe të urdhërojë kthimin e çdo qindarke të paguar mbrapsht në buxhet.
Deklarimet e tipit "e gjeta Vangjel" janë për skenar filmash dhe jo për qëndrime zyrtare.
E përsëris, dokumenti i nënshkruar nga ministri, nuk bëhet dot akt pa u regjistruar në protokoll dhe pa marrë vulën e institucionit burimor.
Nëse kontrata nuk gjendet e regjistruar në protokollin dhe më pas në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është zyrtare.