Ç’thuhej në shkrimin e Ekathemirini që “leqendisi në publik” Ramën

Premte, 25 August 2023 12:23

Kryeministri Edi Rama po e ballkanizon maninë që kishte kur qe kryebashkiak i Tiranës, që ti shkruante personalisht, reporterëve, gazetarëve, kameramanëve, kronikat e të cilëve nuk i pëlqenin. Tani që në Shqipëri e bën rrallë e më rallë, sepse ngaqë ka kapur gjith[ka nuk i trembet më shtypit, po e shtrin fenomenin jashtë vendit. 

Këtë radhë e ka treguar vetë, në rrjetet e tij sociale bisedën që ka pasur me një gazetar grek të së përditshmes me reputacion “Ekathimerini”. Ai i ka gjetur numrin dhe i ka nisur mesazh pa e njohur gazetarit Pavlos Papadopulos, aq sa ky ka kujtuar se ishte një shaka dhe se nuk po fliste me një kryeministër. 

Po cili qe shkrimi i gazetarit grek që e nxehu Ramën? Cfarë shkruhej në të që Rama e cilësoi si leqendisje në publik? 

 

Nën titullin “Lëreni të betohet” artikulli mbron tezën se pas ngjarjes që ka vënë në vështirësi dy shtetet qëndron kryemninistri shqiptar që nuk e do lirimin e Fredi Belerit. 

“Thuhet se Kryeministri i Shqipërisë i ofroi garanci palës greke në prapaskenë menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke se “çështja Beleri do të zgjidhej”. Sot kuptohet se ai thjesht mund të ketë bërë bllof për të blerë kohë që të plotësohen 3 muaj paraburgim dhe të kalojë në fazën tjetër që është përjashtimi automatik i Belerit nga detyra” shkruhet në artikullin e botuar në 20 gusht.

Diku me poshtë emri i Ramës përdoret edhe një herë të dytë: “Mesazhi është dërguar” edhe në Tiranë, por nuk është e sigurt që Edi Rama do të ndryshojë qëndrim”. Aty gjithashtu pretendohet se edhe mos lejimi i betimit është pjesë e një plani të Ramës.

“Ky është mesazhi i fundit i qeverisë greke, burime pranë të cilës theksojnë se betimi nuk i “prish punë” krimit të pretenduar. Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i ka kërkuar vazhdimisht homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka që thjesht të lejojë Belerin të betohet. Por duket se nëse bëhet kjo, atëherë plani i Edi Ramës rrëzohet”. Natyrisht në artikull hamendësohet edhe se pse duhej goditur Beleri: “Kryeministri shqiptar akuzohet se ka mbështetur (moralisht) biznesmenë të mëdhenj shqiptarë që duan të sekuestrojnë titujt e pronësisë së grekëve, të cilat nuk janë përcaktuar kurrë saktësisht pas rënies së regjimit komunist. Janë përcaktuar vetëm tituj në përdorim, të cilët blihen lehtësisht nga interesat e mëdha. Titujt mund të “konvertohen” në tituj pronësie me të drejta të rregullta shfrytëzimi në Rivierën e famshme të Himarës nëpërmjet vendimeve të bashkisë. Sipas këtij interpretimi, zgjedhja e Belerit kërcënon planet e establishmentit shqiptar”.

Pra këto janë pasazhet që Rama i quan leqendisje në publik dhe për të cilat ai ka nisur komunikimin me gazetarin e panjohur, personalisht dhe pa ndërhyrjen e kabinetit.

Katër ditë më pas u krye dhe biseda mes tyre që e nxori në një video të plotë Edi Rama.

©Lapsi.al

Pjesë nga dialogu i Ramës me gazetarin Pavlos Papadopulos

“Unë quhem Edi Rama dhe më dha numrin tuaj nga një mik grek, pasi lexova se jeni kujdesur të shkruani për mua në prestigjozen Ekathemirini!

Mendova se nuk ishte një ide e keqe të komunikoja drejtpërdrejt me ty dhe shpresoj të mos e kem gabim, pasi shpresoj që të mos kesh problem krenarie të përballesh me “faktet” që ekspozove për të më sharë në publik pa u kujdesur të pyesësh për mua. anën e historisë dhe vetëm atëherë gjyko vetë faktet reale dhe ato të sajuara nga kushdo qoftë në të dyja anët!

Unë jam i lumtur të flas me ju nëse jeni gati të më jepni të drejtën e përgjigjes dhe të respektoni parimin themelor të një shtypi të lirë, të pavarur dhe jo të njëanshëm!”, shkruan Rama në mesazhin e drejtuar.

”Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në Facetime dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju.

Duhet ta informoj atë më parë. Po jam dakord. Unë do t’iu dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun.

Zoti kryeministër, ju jeni një zbulim i vërtetë për mua. Faleminderit! 

Ky mesazh është më shumë sesa i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin. Tani me siguri ne mund ta realizojmë një intervistë dhe është vërtet një nder për ne që ju na u qasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht”- shprehet gazetari grek.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...