Gazetari Andi Bushati reagoi pas lajmit se kryeministri Edi Rama kishte kontaktuar personalisht një gazetar grek, pas një shkrimi të publikuar prej tij.
“Natyrisht që një gazetar grek mund të habitet kur i shkruan një kryeministër që s’e ka takuar kurrë.
Por, për koleget e tij shqiptarë, që e kanë parë po të njëjtin, që kur ishte kryebashkiak, i çonte SMS jo vetëm pronarëve, por dhe reporterëve, kameramanëve, madje dhe shoferëve të grupit të xhirimit, kjo nuk përbën asnjë çudi.
Sepse si atëherë brenda dhe tani jashtë kufijve, parimi është i njëjtë: dora që s'kafshohet dot, puthet,” shkruan Bushati.