“Krimi i organizuar, në të gjitha rrafshet, ka njohur një revansh të paparë dhe mund të themi se gushti ishte muaji i krimit.
Përveç denoncimeve ndaj tij në sallën e gjyqit si porositës vrasjesh, përveç regjistrimeve të tij me bandat, Taulant Balla është njeriu i dy telefonave.
Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtar.
Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës.
Mos harroni se ka një histori me këta: dosja e tyre vjen në Tiranë para dy vitesh. Në fakt ata i arreston një prokuror i guximshëm në Shkodër. Ai u përjashtua me shpejtësi nga prokuroria me veting. Dhe dy prokurorët që kanë kaluar vetingun, Kondili dhe Nakuçi, lanë duart me dosjen dhe ia çuan për kompetencë Xhevahirit, që ishte ushtar i Pëllumb Gjokës.
Kjo është e vërteta. Dhe natyrisht Xhevahiri i Shkodrës, brenda muajsh i nxori vrasësit nga burgu.
Operacioni Metamorfoza dështoi sepse 60 përqind e personave nuk u arrestuan, sepse vrasësit nuk u arrestuan,” tha Berisha.