Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi sot një video nga konferenca e kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit reagon në mënyrë të çuditshme kur përmendet emri i Altin Dumanit si kreu i SPAK.
“Rama hidhet përpjetë kur gazetarja i përmend Dumanin si kreun e SPAK-ut. Ai me të gjithë trupin e tij dhe sarkazmën e zgërdheshjes së tij thotë se kryetar i SPAK-ut është ai vet!” shkruan Berisha.