Kjo e fundit e quajti Kosovën pjesë të Serbisë, ndërsa përgjigja e Kurtit nuk ka vonuar dhe ka marrë edhe mbështetjen e të pranishmëve. Në këtë përballje mes Kosovës dhe Serbisë, Edi Rama ishte ai që uli kokën në kohën kur Albin Kurti po i përgjigjej kryeministres serbe.
'Mbështetja në Kosovë për BE-në është 95%, në Serbi është 35%. Ne kemi vendosur sanksione kundër Federatës Ruse. Serbia as që po e mendon një gjë të tillë’.
Normalizimi është i vështirë, mund të ndodhë, ta zbatojmë marrëveshjen bazë, që jemi pajtuar në Bruksel. Normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realiteti dhe fantazisë, unë këtu nuk mund të kontribuoj’, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.