Berisha: Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur

E mërkurë, 30 August 2023 12:37

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka shprehur sot ngushëllimet familjes dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për vdekjen e z. Edmir Kapidani, një bashkëpunëtor i hershëm i tij që në vitet e para të demokracisë.

Në një mesazh ngushëllimi në Fb, Berisha ka nxjerrë në pah kontributet e shquara të z. Kapidani për Partinë Demokratike ndër vite, në qeverisje dhe opozitë.

“Edmir Kapidani mbylli sytë përgjithmonë, - shkroi Berisha në Fb. - Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish- kryetari i saj në tri mandate edhe në periudhat më të vështira të saj, anëtar i forumeve qendrore të kësaj partie, ish- zëvendësministër i Arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike, mbylli sytë përgjithmonë.
 
Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi.
 
Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.

 

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur, ndihmesën e tij të çmuar, i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë.

Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin,” përfundon mesazhi.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...