Në paragrafin e parë shefja e shëndetësisë vinte në dukje arritjet që ka sjellë koncesioni i sterilizimit në uljen e infeksioneve postoperatore dhe ditëqëndrimeve në spital. Por pjesa më interesante ishte paragrafi i dytë i postimit. Në të ministrja e Shëndetësisë distancohej nga afera e sterilizimit dhe ata që kishin abuzuar, një qëndrim në linjë me atë të shefit të saj Edi Rama.
Çfarë e detyroi ministren e Shëndetësisë të fshinte postimin?
Mos ndoshta urdhri i vartësit të saj Manohasa, që ndaloi përdorimin e paketimeve të thjeshta me avull duke rritur faturën e koncesionit të paktën më 7 milionë euro?
Apo lejimi i kompanisë koncesionare t’i ngarkojë miliona euro fatura energjie dhe uji padrejtësisht shtetit.
Afera e sterilizimit nuk qëndron thjesht tek dhënia e shërbimit me koncesion dhe nënshkrimi i kontratës. Abuzimet më të mëdha financiare të kësaj kontrate lidhen me zbatimin e saj, ku ministria e Shëndetësisë ka toleruar kompaninë të fitojë padrejtësisht në kurriz të buxhetit publik.