Afera e sterilizimit/ Berisha: Rama i dërgoi mesazh të prerë gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij

E mërkurë, 30 August 2023 14:00
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama i dërgoi mesazh dje gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij. Berisha tha se Rama faktoi dje se sterilizimi është biznesi i tij.


“Nga autobusi i BE-së, apo aeroplani rus, Edi Rama faktoi në mënyrë përfundimtare se ai dhe Beqaj i tij, janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, apo inceneratori i shëndetësisë, kurse Rrapaj është pronar në letër apo Zoto-Mërtiri i aferës.

Edi Rama, pas amnistimit të Beqës nga SPAK i partisë, rendi dje të mbrojë me inskenime, dëshmitarë të rremë dhe statistika false, sterilizimin që u ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 milionë euro, duke e bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani.
 
Edi Rama doli dje duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqës, pasi mbrojti aferën korruptive, për shkak të kostos të së cilës, u privoi 1 mijë shqiptarëve kurimin çdo muaj.
 
 
Edi Rama ndërmori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë, pasi ka njohur dosjen, ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale.

 

Edi Rama dje, me sulmin ndaj gjykatës, kishte si mesazh të prerë: mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij, Ilir Beqaj.

Edi Rama dëshmoi se në mbrojtje të biznesit, nuk njeh ligje dhe Kushtetutë dhe as institucione, siç është KLSH që e ka denoncuar kontratën si korruptive.

Edi Rama dje hoqi çdo maskë dhe mbrojti kontratën që në themelin e saj bazohet te konflikti i interesit dhe vjedhja e 79 milionë eurove,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...