Dylgjeri: Rama më ftoi te lokali i Lucës dhe më kërkoi të heq dorë nga mirënjohja për Nanon, sot lutet për të

E Enjte, 31 August 2023 19:04
Pas lajmeve të fundit, për shëndetin e rënduar të ish-drejtuesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, dhe dekorimit të tij nga kryeministri aktual Rama ‘Ylli i Mirënjohjes’, Ylli Dylgjeri ka ironizuar me anë të një statusi në rrjetin social 'Facebook'.


Dylgjeri kujton se si, fiks18 vite më parë, Rama i kërkoi atij një takim ku i sygjeroi të ikte nga Nano, pasi sipas tij nuk kishte vend për mirënjohje krah tij.

Ndërkohë sot, 18 vite më pas Rama dekoron Nanon me këtë çmim të rëndësishëm, në momentin që ai është në luftë me shëndetin e tij.
 
 
Postimi i plotë:
 
 
Zgjohem pas 18 vitesh...

Në 2005, pas humbjes së zgjedhjeve të PS, isha në Sarandë në krye te fushates se kandidatit te PS Fatos Nano. Veç perballjes me shume faktor, nga opozita deri te intrigat e vogla te Edi Rames qe Nano te humbte mandatin ne Sarande, perballova dhe nje ftese te Rames te lokali i Luces ne Tirane.

Takimi ishte: Ik nga Nano!

Nuk ka vend per mirenjohje Ai. Hajde me mua...

Pasi e degjova Ramen,

i thashe prere: Jo!

U ktheva ne Sarande dhe... ne fund festuam me dhembe shtrenguar fitoren e Nanos aty.

Por... Kishim humbur Shqiperine.

Pas kesaj, u largova dhe rrashe ne gjumin e thelle letargjik per 18 vite.

Zgjohem sot dhe mesoj dy lajme:

Nano eshte i semure dhe Rama lutet per Te dhe i jep Dekoraten Ylli i Mirenjohjes per se gjalli.

Kjo eshte politika ketu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...