Kokaina me 'tre yje'/ I arrestuari është djali i zyrtares së PS-së në Shijak

E Enjte, 31 August 2023 19:17

 

Burimet zyrtare kanë bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Three stars” pas hekurave ra edhe shtetasi Robert Domi. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Robert Domi është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.

Domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra.

Ajo konkurroi së fundmi për drejtimin e PS-së në Shijak dhe lajmërimi u bë nga vetë Edi Rama. "Tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Fatmir Koçi, Shpresa Domi dhe Brusi Vora paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të bashkisë Shijak platformat e tyre të kandidimit," shkruante Rama.
 
 
Domi u vu në pranga së bashku me dy shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.

Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...